Reagon PD, Bardhi thirrje Ramës: Të ndalet menjëherë rrëmbimi i çdo të riu në rrugët e Tiranës!

Sektretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka bërë thirrje Edi Ramës që ndalë dhunën, gazin lotësjellës dhe rrëmbimet e të rinjve në rrugët e Tiranës.

Reagimi i Gazment Bardhit

Regjimi policor në rrugët e Tiranës dhe dhuna pa shkak ndaj të rinjve dhe qytetarëve duhet të ndalet menjëherë. Rrëmbimi i çdo të riu në rrugët e Tiranës, edhe pa qenë fare pjesë e protestës, është banditizëm shtetëror.

Helmimini Tiranës me gaz lotsjellës pa shkak është i papranueshëm. Ndalimet e dhunshme pa shkak të të rinjve, punonjësve të medias dhe kalimtarëve të rastit është nxitës i dhunës. E drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime.

Artikulli paraprakPolicia mbyt me gaz helmues Tiranën dhe sulmon protestuesit, arrestohen edhe qytetarë të rastit
Artikulli tjetërProtesta krejtësisht paqësore, por Rama i mbyt protestuesit me gaz helmues