Policia nis arresatimet ndaj protestuesve paqësorë, Berisha publikon videon: 5 barbarë të Edvinit me një 13 vjeçar

Fillojnë arrestimet për protestën e pestë në Tiranë pas vrasjen e Klodian Rashës. Pikërisht, protestuesit u shoqëruan kur u afruan tek Drejtoria e Policisë Tiranë.

Pas nisjes se arrestimeve nga policia ka reaguar edhe ish-Kryeministri Berisha.

“Pese barbare te Edvinit me nje 13 vjeçar. Turpi i mbulofte keta kriminele me uniforme dhe bosin e tyre Edvin Kristaq Xhelati! sb”, Shkruan Berisha.

Janë të paktën 6 qytetarë që janë shoqëruar, shumica prej tyre të rinj. Protesta e sotme filloi paqësisht, por tek Drejtoria e Policisë së Tiranës pati një episod ku pati gjuajtje me gurë dhe mbi protestuesit u hodh gaz lotsjellës dhe ujë me presion nga autoboti.

Artikulli paraprakPolicia sulmon protestuesit me gaz dhe ujë! Të rinjtë po protestonin paqësisht pa asnjë provokim
Artikulli tjetërSulm ndaj protestuesve paqësorë edhe në sheshin “Skëndërbej”, Tirana zbardhet me gaz helmues