Video/ Ramën nuk e lënë rehat as qentë, ja si thërret i acaruar: Ça ke? Ça ke? Po ça e pyet mo?…

Kryeministri Edi Rama, me ministrin Arben Ahmetaj dhe Erion Veliajn ishin sot në disa familje në Farkë, të cilëve iu ndërtuan banesat pas tërmeteve që goditën vendin vitin e kaluar.

Rama i dhuroi çelsat e banesave banorëve, ndërkohë që si gjithmonë këto vizita janë kthyer në një vend batutash për kreun e qeverisë.

Në njërën nga familjet teksa Rama po dorëzonte çelsat e shtëpisë, një qen nuk pushoi së lehuri. Kreu i qeverisë u shpreh se pronari i shtëpisë e paska një analist që i komenton gjithçka, duke krahasuar kështu studiot televizive.

Pjesë nga baiseda e Ramës

Rama: Ça ke? Ça ke? E paske një analist këtu ke shpia, ju jepka kështu komente e ditës çdo mëngjes.
Pronari i shtëpisë: Të le edhe natën pa gjumë.

Rama: Ashtu aa, edhe natën pa gjumë, po ça e pyt mo!

Nuk munguan as këshillat e Ramës për kryefamiljarët, që iu kërkoi të respektonin më shumë gratë pasi ato kanë në dorë jo vetëm familjen por të gjithë shoqërinë.

Artikulli paraprakGabimet që bëni kur sëmureni me grip, këshillat e duhura
Artikulli tjetërArsyet përse duhet të marrim Vitaminë C