Nga Erisa Zykaj
Draft-konkluzionet u aprovuan nga ambasadorët e BE-së. Konkluzionet priten të publikohen në vijim të procedurës me shkrim. Asnjë ndryshim lidhur me kushtëzimin për Shqipërinë në draft-konkluzionet e ambasadorëve të Bashkimit Europian për zgjerimin. Për 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian, pesë nga gjashtë kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë nuk janë plotësuar;
Përveç luftës kundër emigracionit tê paligjshëm, që nuk përmendet në draft-konkluzione, autoriteteve shqiptare u kërkohet përparim i mëtejshëm në pesë kushtet e tjera. Zbatimi i reformës zgjedhore mbetet kryefjalë e kushteve, që reflektohet edhe në formën e draft-konkluzioeneve me veçimin e këtij kushti nga kushtet e tjera dhe vendosjes së tij para kushteve të tjera.
Të 27 shtetet anëtare kërkojnë qartësisht:
1) Forcimin e dialogut politik në vend lidhur me zbatimin e reformës zgjedhore dhe sigurimin e transparencës mbi financimin e partive politike.
2) Funksionimin e plotë tê Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë
3)Finalizimin e struktuarve anti-korrupsion si BKH dhe krijimin e një gjurme provash solide për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar
4)Zbatimin e planit të veprimit për trajtmin e rekomandimeve te Task Forcës për Veprimet Financiare
5)Ndryshimin e ligjit pêr mediat online në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Ky është vlerësimi i shteteve anëtare për ecurinë e Shqipêrisë lidhur me përmbushjen e kushteve për mbajtjen e konferencês së parë ndërqeveritare, që shënon hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Nê draft-konkluzione bëhet një vlerësim edhe për të drejtat themelore, siç është çështja a pronave, të të drejtave të pakicave, situatës ekonomike, bashkëpunimit rajonal dhe njehsimin me politikën e jashtme të BE-së. Më poshtë draft-konkluzionet kryesore për Shqipërinë: