Vrasja e Klodian Rashës/ Pse po vonohet ekspertiza e armës që u vendos nga policia në vendngjarje. A po manipulohet?…

Janë zbuluar detaje të reja mbi armën e paidentifikuar që u gjet pranë vendit të ngjarjes natën që Klodian Rasha u vra nga polici Nevaldo Hajdaraj.

Ajo që mësohet tashmë është se arma e zjarrit është një pistoletë sportive që në treg mund të gjendet për një shumë prej 120 mijë lekë të vjetra.

Arma është e llojit ‘Zoraki’ dhe përfshihet në armët sportive. Por identifikimi të llojit të armës e ka bërë bërë edhe më misterioze ngjarjen, kjo pasi në fillim u tha se arma e gjetur është një ‘Mini Glow’.

Arma tip “Zoraki”, kishte një fishek në folenë e qitjes dhe dy fishekë në karikator.

Bëhet e ditur se grupi hetimor ka kërkuar kryerjen ekspertimit të ADN-së, duke marrë profile pështyme nga viktima Klodjan Rashës, efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe nga punonjësi i policisë, që arriti të gjejë armën, polici me inicialet F.A.

Qëllimi është krahasimi i ADN-së së këtyre personave me gjurmët e profileve të yndyrës që janë gjetur në armën tip “Zoraki” të sekuestruar.

Artikulli paraprak“I paska djegur shumë ajo që paskam thënë për FMN”, Spaho replikon me Ahmetajn: Se kush është hajdut, shqiptarët e dinë mjaft mirë
Artikulli tjetërSituatë dramatike, 15 të vdekur dhe 787 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit