Ironizon eksperti: Komiteti nuk do vetë, se po të dojë e zhduk COVID-in për një ditë!

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho ka ironizuar sot shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me rastet e reja me Covid-19 të evidentuara në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë kryer 1908 testime, nga të cilat 422 raste kanë rezultuar pozitiv, ndërsa u regjistruan edhe 10 viktima.

Duke iu referuar numrit të ulet të testimeve, e për rrjedhore një shifër më të ulët të të infektuarisht, Dasho shkruan me ironi se Komiteti nuk do vetë, se po të dojë e zhduk Covid-in për një ditë.

“Komiteti nuk do vetë, po e zhduk COVID-in për një ditë! Nuk bën asnjë test dhe ja… Zero raste…”, ironizon Dasho.

Artikulli paraprakKëlliçi-Ramës: Po tani që të vërtetën për kanabizimin e vendit e thotë OKB-ja, akuza politike janë?
Artikulli tjetërPolicia liron të arrestuarit për kontrabandë në Qafë Thanë, Berisha: Ishin të parisë së krimit