1 ton kokainë/ Do të hetohet pasuria e deputetit të Ramës?

Ligji Anti-Mafia do të nisë punë me hetimin e pasurisë së deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Deputeti socialist Rrahman Rraja do të verifikohet nga Prokuroria e Posaçme për pasurinë e tij. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ditën e djeshme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror për 6 shqiptarët e arrestuar dy ditë më parë në Belgjikë gjatë operacionit “Atos”, mes tyre edhe të afërmit e deputetit Fioralb dhe Ramazan Rraja.

Për të bërë më të plotë hetimin, SPAK do të hetojë edhe të afërmit e tyre, siç është edhe deputeti Rraja, për të parë nëse se si janë fshehur apo dhe justifikuar paratë e siguruara nga aktiviteti i jashtëligjshëm.

Arrestimi i Ramazan dhe Fioralb Rrajës

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Dy nipat e deputetit Rraja u arrestuan të shtunën në Belgjikë si pjesë e një grupi që trafikonte kokainë nga Ekuadori drejt Gjermanisë përmes konteinerëve me banane. Hetimi ka nisur në vitin 2017, përmes gjurmimit nga Policia Gjermane të kutive me banane. Hetimi i çoi prokurorët tek origjina që ishte Amerika Latine.

Ngarkesat me drogë që futeshin në kuti bananesh, niseshin nga Ekuadori dhe zbarkonin në portin e Hamburgut. Kutitë shpërndaheshin në magazina, ku shkonin shqiptarët dhe merrnin kokainën. Pasi zbulimit të skemës, Policia arrestoi 14 persona dhe ata dolën në gjyq për trafikun e të paktën 1.2 ton kokainë. Pjesë e tyre ishin dhe nipat famozë të deputetit Rrahman Rraja.

Artikulli paraprakNë Korçën e të papunëve, të pashpresëve e të shpërfillurve këndohet veç kënga e mjerimit dhe marshi i revoltës
Artikulli tjetërThirrja e Berishës: Opozita të përgatitet për 25 prillin, por të jetë gati edhe për një 20 shkurt të dytë