Mane: Klop më kërkonte që tek Borusia Dortmund

Mesfushori i Liverpool, Sadio Mane ka deklaruar se trajneri i “The Reds”, Klop e ka kërkuar atë që kur ai drejtonte skuadrën gjermane të Borusia Dortmund. Mane fillimet e tij të para si futbollist profesionist i ka kaluar në kampionatit austriak, konkretisht tek skuadra Red Bull Salzburg. Aty qëndroi për dy vite, ku në 63 takime arriti të shënonte 31 gola. Forma e tij e mirë në Bundesligën austriake, tërhoqi vëmendjen e ekipit anglez, Southampton e më pas u transferua në “Anfield Road” për shumën e 40 milionë eurove.
“Përpara se të transferohesha tek Liverpooli, unë kam pasur mundësinë të punoja me Jurgen Klop që nga koha kur ai drejtonte Borusia Dortmund. Ai u mundua të bindte drejtuesit e skuadrës, por në fund palët nuk arritën akordin. Fatmirësisht tani po punoj me të. Është një trajner i jashtëzakonshëm. Nën drejtimin e tij skuadra po ecën në rrugën e duhur”.
Senegalezi zbuloi gjithashtu se në momentin kur gjermani e telefonoi atë nuk ngurroi t’i jepte konfirmimin në lidhje me propozimin e bërë. Mane është një nga elementët më të rëndësishëm të “The Reds-ave”.
Ndërkohë, mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba ia ka bërë të qartë trajnerit Jose Mourinho se dëshiron të luajë më i avancuar. Ai momentalisht është duke luajtur në defensivë dhe kjo duket se nuk po i pëlqen, pasi dëshiron të jetë më afër golit kundërshtar. “Po provoj të adoptohem. Jam lojtar që do të dëshironte të luante më përpara”, tha Pogba për Manchester Evening News. “Trajneri më jep instruksione dhe unë provoj që t’i ndjek ato. Më duhet të rikuperoj topin dhe të bëj punë defensive. Kjo po bën që të luaj ndryshe, më shumë se Pirlo”, është shprehur Pogba.

Artikulli paraprakBookmakersat të sigurt, Konte shkarkohet nga Çelsi
Artikulli tjetërAsist perfekt i Valdet Ramës