Kush është mjeku i njohur që humbi betejën me Covid-19

Një tjetër mjek në qytetin e Elbasanit ka humbur jetën nga koronavirusi. Dr. Sali Baco neuropsikiatër, prej disa ditësh ishte shtruar te spitali Covid 2. Siç raportohet gjendja shëndetësore e mjekut është rënduar për shkak të komplikacioneve që i ka shkaktuar koronavirusi.

Baco u diplomua në vitin 1969, në vitin 1972 deri në vitin ishte 1985 Shef Pavioni.

Në vitin 1985 emërohet drejtor i Spitalit Psikiatrik, ndërsa në vitin 1992 deri në vitin 1995 Drejtor i Shëndetit Publik.

Po ashtu nga viti 1998 ka qenë në pozicion, nëndrejtor i Spitalit Rajonal dhe njëkohësisht shef i Poliklinikës deri në vitin 2005. Për më vazhduar më pas si mjek në qytetin e Elbasanit.

Si pasojë e Covid-19, në Shqipëri kanë humbur jetën mbi 25 mjekë, infermierë dhe punonjës të sistemit shëndetësor.

Artikulli paraprak“Ma va fan cula Ramsi”! Në të sëmës 2020 dhe “Rilindja”, Ndoka i dërgon “selam” Ramës
Artikulli tjetër“Drejtori e paralajmëroi për pushim nga puna”, flet mjeku Allkja: Ne duam të shpëtojmë sa më shumë jetë, ata merren me…