Mjek, apo kulturë mercenare?

Nga Ilir PECNIKAJ

MJEK, APO KULTURË MERCENARE, E CILA DO KOHË PËR TA SHKULUR.

Ditët e propogandes nuk mungojnë nga kjo qeveri dritëshkurtër, dhe shpresoj, për të mirën e shqiptarëve, të jetë dhe jetëshkurtër.

Kryeministri nxorri në rresht të gjithë stafin e mjekve të infektivit, ose siç njihet ndryshe “spitali covid 1”.

Kjo nuk është thjeshtë demagogji apo propogand, por kjo është, në radhë të parë një poshtrim i të gjithë stafit të ketij spitali, dhe më pas një akt kriminal ndaj pacienteve të cilët, për asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk duhej lënë në meshiren e fatit, pa asnje lloj sherbimi, për më shumë se një orë.

Sipas të dhënave të MSHMS atë ditë ishin 22 persona në terapi intensive dhe 7 të intubuar. Vetëm këto 29 pacient duan një vezhgim 24 në 24 orë.

Më i rëndë bëhet ky poshtrim ku në këtë grup dallohen qartazi 2 figura, tashmë publike, dr Tritan Kalo dhe dr. Najada Como, të cilët janë edhe pjese e Komitetit Teknik, të cilët, in primis, nuk duhet të lejonin që të bëhej një poshtrim i tillë stafit ku ata punojnë, por siç thotë populli “kur kallo të krijohet në gjuhë, ajo vazhdoj të lepij kudo dhe kurdoherë”.
Meqenëse djalli fshihet në detaje, dhe kurimi i “detajeve” për këtë qeveri është primar.

I gjithë stafi përfshirë dhe dy “heronjtë” e KT, për tu dukur sa më “cool”, dolën të veshur me veshjet mbrojtëse në oborrin e spitalit.

KJO ËSHTË NJË TJETËR PROVË ULËRITËSE QË NA TREGON SE NË ASNJË SPITAL NUK KA NJË PROTOKOLL MBROJTJE “ANTICOVID”. Si rrjedhojë e mos pasjes së një protokolli të tillë, ndryshe nga çdo vend i Europes, ne po vazhdojmë të humbim bluza të bardha çdo ditë. Bazuar në praktikat e mira të punës është e ndaluar rreptësisht dalja nga ambienti spitalore me veshje mbrojtese dhe anasjelltas, qoftë kjo edhe bluze e bardhe e cila dhe kjo është mjet mbrojtës (fatkeqesisht kjo e fundit shkelet rëndomtë nga thuajse të gjithë mjekët).

Për këtë duhet të ishit interesuar Ogi…, dhe jo për të nxjerrë staf e spitalit si lolo për të ndjekur cirkun e radhes se si fëmijët tuaj i dërgojnë lule xhaxhi Sulltan Surrelit?
Duhet të interesoheshe për rrogën e 13 për mjekët dhe jo për një “kockë” në trasten e dhuratave.

Kush do të mbajë një përgjegjësi për këtë Znj. Ogerta?

Ogerta dhe dr. Como, a jemi dakord se “shqiptarë jo vetëm që nuk janë me fat që kurohen në një spital universitare, por janë të denuar të kurohen me strategji propogande dhe jo me kura dhe mjekime bashkohore.

Artikulli paraprakKoronavirusi i ri po përhapet në të gjithë botën dhe është 70% më ngjitës se i pari
Artikulli tjetërSkandal me trojet e godinave që po shemben pas tërmetit! Shkollat po transferohen në vende të tjera për të ndërtuar zyrtarët pallate