10 klandestinë shqiptarë kapen në një makinë-frigorifer në Holandë

Autoritetet holandeze kanë ndaluar 10 klandestinë shqiptarë, të cilët po përpiqeshin të kalonin në mënyrë të paligjshme për në Britaninë e Madhe. Policia ushtarake holandeze bëri të ditur se, në pikën kufitare të Europorit në Roterdam, u ndaluan 10 shtetas shqiptarë, të cilët ishin fshehur në një kamion-frigorifer, i cili ishte në gjendje pune.
Për këtë arsye, shtetasit shqiptarë ishin në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe të vendosur të vazhdonin udhëtimin dhe pse ai do të zgjaste të paktën dhe 8 orë të tjera. Shoferi i kamionit, një 27-vjeçar rumun u ndalua nga policia, dhe tashmë mbi të rëndon akuza e trafikut të qenieve njerëzore. Klandestinët shqiptarë ishin të moshave 19 deri 37 vjeç.
Kohët e fundit në portet holandeze është vënë re një rritje e numrit të klandestinëve shqiptarë, të cilët rrezikojnë dhe jetën shpeshherë, në përpjekje për të shkur në Britaninë e Madhe. Para disa muajsh, Holanda vendosi forcat tokësore të ushtrisë në port me synimin e ashpërsimit të kontrolleve pas incidenteve të shumta me klandestinët shqiptarë.
Ndërkohë, dy trafikantë, Jonathan Bridgeman dhe Deshan Laci, janë dënuar nga një gjykatë angleze, pasi tentuan të trafikonin 14 shqiptarë, emigrantë të paligjshëm. Ata mbetën mes detit, pasi mjetit lundrues i mbaroi karburanti. Jonathan Bridgeman dhe Deshan Laci, do merrnin 10,000 paund secili, për dërgimin e grupit, duke përfshirë dhe një 14-vjeçar, nga Dieppe për në Eastbourne. Për 42-vjeçarin Jonathan Bridgeman, Gjykata vendosi 30 muaj burg, ndërsa për 35-vjeçarin Deshan Laci 36 muaj burg. Skafi ishtë bërë enkas për të futur 14 shqiptarët.
Ndërkohë, Holanda ka bërë të ditur se do të nisë një fushatë kundër azikërkuesve shqiptarë. Haga kërkon t’i tregojë azilkërkuesve se nuk kanë të ardhme. Vitin e kaluar numri i shqiptarëve që shkonin në Holandë për të kërkuar azil ishte më i madh, por sërish edhe këtë vit janë qindra aplikime.
Shumë prej tyre u kthyen në Shqipëri brenda disa javësh, pasi iu hoq asistenca financiare, shkruan gazeta Telegraaf.nl. Sipas kësaj “Telegraaf” fushata ka për qëllim të ndalojë ata të bëjnë udhëtimin drejt Holandës. Klaas Dijkhoff, Sekretari i Shtetit për çështjet e azilit i cituar nga mediat holandeze thotë se qeveria holandeze duhet të dekurajojë fluksin e shqiptarëve drejt Holandës. Çdo shqiptar që largohet nga Holanda për t’u riatdhetësuar në Shqipëri përfitonte një fond prej 200 eurosh dhe qeveria holandeze do të heqë asistencën.

Artikulli paraprakGrabitet një turiste në mes të Durrësit
Artikulli tjetërBoçi: Rama përçmim dhe tallje me maturantët