Skandali me rindërtimin në Tiranë, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa rrëzon me fakte Veliajn (Dokumentat)

Skandali me rindërtimin në Tiranë, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa rrëzon me fakte Veliajn: Dokumentat e pronësisë vërtetojnë që prona ku po ndërton shtëpi bashkia është e Lulzim Agës.

Në Vishaj (Fortuzaj) Bashkia Tiranë po rindërton në tokën në pronësi të Lulzim Agës.

Veliaj ka shkuar për vizitë siç mund të shihet nga statusi i tij me video që thotë tek Lulzim Aga. (link video)
https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/791265608331818

Dokumentat e pronësisë siguruar nga ne vërtetojnë që ajo pronë në Vishaj dhe të tjerat janë në pronësi të Lulzim Agës.

Bashkia Tiranë le të na tregoi dokumentat e pronësisë në Vishaj të personit që citon ajo dhe të vërtetoj për publikun që nuk po ndërton shtepinë e dikujt me prona të tjera si p.sh vila aty pranë.

Letra që nis bashkia nuk tregon asgjë për publikun së e kujt është pronesia e truallit që po rindërton dhe as për pronat që zotëron Lulzim Aga.

Gjithë komuniteti i Vaqarrit e di se ku jeton Lulzim Aga, pikërisht ai që piu raki me Veliajn. Ndërkohe le të na përgjigjet: Ku po jeton Lulzimi tani sipas Bashkisë Tiranë? Me qera, në çader apo në katin e parë tek vila trekatëshe aty pranë? Bashkia mund të pyesi për lehtësi edhe vajzën e tij.

1 6

2 4

3 4

Artikulli paraprakGardianët e fjalës së lirë!
Artikulli tjetërShpërthim i fuqishëm në Ferizaj, shkon në 44 numri i të plagosurve