6 Janar 1991, mitingu i parë i PD në Vlorë!

6 Janari i 1991-it ka një domethënie të veçantë për Vlorën. Është data e mitingut të parë të Partisë Demokratike në qytetin asokohe të kërrusur nga varfëria e nën darën e ashpër të luftës së klasave.

Njerëzit vranë frikën, fituan një betejë me kohën e humbur, u joshën nga shpresa.

Ç’ish për të humbur, ishte humbur!

Breza të tëre, jetë burrash e grash ishin shkatërruar, u dënuan me varfëri, persekutim, përjashtim e përbuzje, me vdekje fizike e shpirtërore.

Në Vlorë liria e dinjiteti u shtypën më shumë se kudo, në Vlorë kryengritja, sado e pazë, kishte më shumë kuptim.

Mjaft të dilje prej shtëpisë e të shkoje më Sheshin e Flamurit, ky ishte një akt moral më 6 janar, për të cilin meriton respekt kushdo që ka qenë atë ditë.

Partia Demokratike ia ka borxh Vlorës e vlonjatëve krenarinë e bashkimin e ndritshëm të asaj dite, shpresën…

Meqë sot nuk është një ditë feste, por ditë kujtimesh që na e bëjnë më të rëndë barrën e detyrimit, tek shohim se 30 vjet me vonë endemi sërish në kërkim të shpresës, nuk na mbetet tjetër veçse të përpiqemi sa mundemi që njerëzve në Vlorë t’u kthejmë kurajon e besimin e 6 janarit 1991!

Artikulli paraprak30 vjet Partia Demokratike Dega Fier!
Artikulli tjetërLiverpool vendos për Shaqirin