Përmbytet Vlora, rrugët kryesore të qytetit nën “pushtetin” e ujit

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës së djeshme kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve në qytetin e Vlorës. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, rrugët kryesore të qytetit bregdetar gjenden nën pushtetin e ujit, teksa makinat e kanë të vështirë qarkullimin në to.

Rruga Transballkanike, një nga pikat kyçe të transportit në qytetin e Vlorës, shfaq një problematikë të vazhdueshme përmbytjesh sa herë që kemi reshje të dendura të shiut.

Prezenca e ujit vërehet edhe në rrugë të lagjeve të ndryshme të qytetit, por për momentin nuk raportohen përmbytje në banesa ose biznese. Punonjësit e ujsjellës-kanalizimeve kanë zbritur në terren në mënyrë që të bëjnë të mundur zhbllokimin e kanalizimeve dhe normalizimin e situatës. Në ditët në vijim parashikohet që situata të përkeqësohet pasi priten reshje masive shiut në pothuajse të gjithë territorin e vendit.

Artikulli paraprakBilanc tragjik në SHBA, 4 të vdekur në protesta. Kongresi rinis punën pas dhunës në Capitol
Artikulli tjetërKryebashkiaku i Ramës në Vaun e Dejës ul traun e landfillit, automjetet me mbetjet rresht në pritje