Basha: Ekonomia po rrënohet çdo ditë, Rama dhe ministrat e tij kanë trefishuar pasuritë!

Krryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ka reaguar pas publikimit të një shkrimi nga BIRN, ku thuhet se, të paktën 18 ministra nuk e justifikojnë dot pasurinë që kanë bërë me ardhjen në pushtet pas vitit 2013.

Basha shkruan në reagimin e tij se, papunësia rritet dhe varfëria është ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarëve, ndërsa Rama dhe ministrat e tij kanë trefishuar pasuritë e tyre!!!

Reagimi i kryetarit Basha në Twitter

Ndërsa ekonomia po rrënohet çdo ditë, papunësia rritet dhe varfëria është ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarëve, Rama dhe ministrat e tij kanë trefishuar pasuritë e tyre!!!

Rama dhe qeveria e tij kujdesen vetëm për vete. Mjaft është mjaft! Është koha për ndryshim, është koha për një qeveri që kujdeset për qytetarët, dhe jo për veten.

Artikulli paraprakPropagandë edhe me vaksinën anti-Covid-19!
Artikulli tjetërBerisha poston memet ndaj Ramës dhe ministrave që kanë shpërthyer rrjetetin