Basha poston videon: Shqiptarët në krizë ekonomike dhe dimrin në çadra, ministrat e Ramës darka e dreka luksi si në Venezuelën e Maduros

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video ku shikohen ministrat e Ramës në dreka e darka në lokalet më të shtrenjta në Dubai dhe deri në Venezuelë, në një kohë që shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore.

Reagimi i kryetarit Basha

Ndërkohë që shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërKërcet arma në Tiranë, plagoset biznesmeni i ndërtimit