Mjeku i njohur: Pse nuk është normal procesi i vaksinimit në Shqipëri?

Ilir ALLKJA
mjek

QEVERI QË GODET GJITHÇKA!

Procesi i vaksinimit, i cili është disi delikat edhe për shkak të krizës së mosbesimit, pasoje e teorive të shumta konspirative, duhej doemos te ishte tejet transparent duke filluar që nga kontratat, kostot, lejet e importit, transportin, shpërndarjen, logjistikën etj.

Por qeveria e partisë socialiste nuk lejoi të ishte normal as procesi i vaksinimit në Shqipëri!
Kjo qeveri ashtu si gjithë aktivitetin e saj 8-vjeçar edhe procesin e vaksinimit ndaj COVID-19 e mbuloi me shumë propagandë, fshehje të dhënash, dyshime, bllofe, krizë besimi etj.

Zoti kryeministër, zonja ministre, zotërinj komitetas, çështjet e shëndetit publik ju përkasin të gjithëve, të pasurve, të varfërve, të majtëve, centristëve, të djathtëve.

Mos politizoni sëmundjet, vaksinat, lindjet, vdekjet!

Jemi njerëz së pari!

Artikulli paraprakBardh Spahia poston videon që rrëzon propagandën me shëndetësinë falas: Edi Rama gënjeu shqiptarët. Vendit i duhet ndryshim!
Artikulli tjetërItali, bie qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte