Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit”. Burimet bëjnë të ditur se, dyshohe se kanë humbur jetën 4 persona dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Bëhet e ditur se, në makinat që udhëtonin personat që humbën jetën janë identifikuar një çift bashkëshortësh si dhe dy femijë të mitur, ndërsa fëmija i tretë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. mësohet familja që u shua është nga Kosova.
Sipas burimeve, një automjet ‘Citroen’ është përplasur me një kamion në aksin rrugor Rrëshen – Rubik në “Rrugën e Kombit” pranë karburant “Toma”.
Policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion, por buritm saktësojnë se, viktimat janë nga një familje dhe mes tyre ka edhe fëmijë.