Duma publikon videon: Rama gënjeu për shifrat e viktimave nga Covid-19! Koha të japë llogari!

Ish-deputetja e PD, Grida Duma ka publikuar një video me shifrat e publikuara nga INSTAT që tregojnë se në Shqipëri pati një rritje me 6 mijë vdekje.

Duma shkruan se, Rama gënjeu për numrin e njerëzve që vdiqën nga Covid-19.

“Rama gënjeu për numrin e njerëzve që vdiqën nga Covid. Ai u tha mijëra familjeve që sot vajtojnë se të afërmit që humbën janë vetëm numra. @edirama dil përpara mijëra familjeve në zi, jep llogari!”, shkruan Duma.

Artikulli paraprakPushteti që rrëzoi Republikën dhe nëpërkëmbi qytetarin
Artikulli tjetërLuçiano Boçi publikon denoncimin: Pas mashtrimit me rritjen e pagave, mësuesit nuk marrin as orët shtesë