Rama paralajmëron SHBA për mbushjen e listave të deputetëve me kriminelë

Rama paralajmëron SHBA për mbushjen e listave me kriminelë duke deklaruar se “S`kemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka”, sjprehet ai.

“Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetë-deklarim është përgjegjësi individuale jo partie. Partitë nuk janë drejtori policie, verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë.

S`kemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka. Ne shohim dokumentacionin në dispozicion”, theksoi kryeministri Rama duke hedhur kështu poshtë gjithë thirrjet dhe aktivitetin e fundit të ambasadores Kim.

Ambasadorja e SHBA, Kim është shprehur disa herë publikisht “se partitë dhe kryetarët e tyre do të jenë përgjegjëse për emrat që zgjedhin”.

Artikulli paraprakKosova dhe Izraeli vendosin marrëdhëniet diplomatike
Artikulli tjetërShkelja e masave anti-Covid nga zv/ministrja, reagon Spahia: Komiteti i Ekspertëve, bëni si them unë, por jo si bëj unë