Mjeku publikon tabelën: Për të kuptuar se pse ministria dhe komiteti janë ende “ngelës” në klasë përsa i takon testeve!

Nga Erion DASHO 

Nga muaji korrik e deri tani, numri mesatar ditor i testeve është pothuajse shtatë fishuar.

Ministria këtë e paraqet si arritje. Në fakt po të shohësh numrin e rasteve të diagnostikuar në raport me numrin e testeve (përqindjen e pozitivitetit), asgjë nuk ka ndryshuar, madje në nëntor dhe dhjetor pati edhe një përkeqësim!

Ministria dhe komiteti duhet të lënë mënjanë demagogjinë dhe gënjeshtrat dhe të rritin urgjentisht numrin e testimeve. Objektivin e ka caktuar OBSH-ja, e cila rekomandon se përqindja e testeve pozitive duhet të luhatet midis 5% dhe 10% të totalit (fasha rozë në grafik).

Në kushtet e Shqipërisë nevojitet një 3 deri 4 fishim i numrit ditor të testeve për të arritur këtë objektiv. Koha nuk pret!

Epidemia nuk luftohet me maska prej lecke (të cilat dikur i kam quajtur topa lecke) por me teknologji dhe masa inteligjente, ku testimi, gjurmimi dixhital, vaksina, etj. bëjnë diferencën!

Koha për profesionalizëm dhe përgjegjshmëri!

Artikulli paraprakShqipëria fiton….një besim të Ri
Artikulli tjetërKu do t’i gjejë Basha paratë për të realizuar programin? Paloka përgjigje Ramës dhe shërbëtorëve të tij