Basha: Koalicioni opozitar do të mbrojë dhe garantojë demokracinë, Rama e shkuara e këtij vendi

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi para mediave se koalicioni opozitar do të mbrojë dhe garantojë demokracinë dhe se ai nuk do të merret më me Ramën sepse ai tashmë është e shkuara e këtij vendi. Basha deklaroi se janë qindra milionë euro të Bashkimit Europian të bllokuara për shkak të bllokimit të procesit të integrimit.

Basha i ka kthyer përgjigje Ramës në lidhje me deklaratën e këtij të fundit për programin ekonomik të PD-së që e cilësoi “pa bosht dhe shtyllë kurrizore”. Sipas Bashës, Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim, ndaj edhe sulmon.

Mes të tjerash lideri demokrat tha se Rama është një kopjac i keq sa i takon planit të PD-së.
“Nga e thanë? Nga e Nusreti?! Se ma thënë se ishte prapë në Dubai. S’merrem me njerëz të dështuar, se kanë 8 vite që dështojnë. Ky është Rama dhe Arben Ahmetaj me kryesori që i sollën Shqipërisë taksa të larta. 8 vite këta kishin gjithçka në dorë, njëri kryeministër, e tjetri ministër Financash de-juro, ata punuan për një grup njerëzish dhe grabitën shqiptarët.

Këta janë arsye se pse largohen qytetarët, se pse kanë më pak para në xhepat e tyre shqiptarët. Këta janë arsyet se pse varfëria ekstreme është dyfishuar. Këta janë arsyeja se pse kostoja e jetesës është rritur 40 %. Më thoni një premtim që është mbajtur në këto 8 vite. Se kam retorikë, më thoni një prej jush një premtim.

Kur s’ka asnjë bilanc ça pret ti të bëjë?! Të shajë e të denigrojë. Ai planin tonë të punës e sulmon e më pas e kopjon. Është kopjac i keq, se nuk e kupton ndaj. Sulmet ndaj meje kanë ardhur pas prezantimit të planin tonë ekonomi. Pasi është plan konkret pune dhe i jep zgjidhej problemeve të shkaktuara nga Edi Rama.

Ça pritet që ai të thotë? Bilanci zero. S’ka program, do më sulmojë mua, ekipin tim dhe planin e punës dhe do të bëjë diversion. Ai është i mbaruar. Në 25 prill është i paketuar, në 25 prill Shqipëria fiton, Edi Rama fiton.”, tha Basha.

Artikulli paraprakBasha-Ramës: Koha jote ka mbaruar, ti do të humbësh më 25 prill, Shqipëria do të fitojë
Artikulli tjetërKryemadhi: Shqiptarët janë të bashkuar për të çuar Ramën për skrap