Belind Këlliçi e nis në mënyrë të veçantë punën si drejtues fushate në Njësinë 6: Ai kishte shumë ëndrra, që ju prenë në mes nga babëzia dhe korrupsioni i Erjon Veliaj
Po e nis ditën e parë të punës në familjen e Ardit Gjoklaj në Kombinat.
Arditi i mitur humbi jetën, sepse me punën e tij të ndershme, kërkonte të fitonte të ardhura për të siguruar librat e shkollës. Ai si gjithë të rinjtë kishte shumë ëndrra, që ju prenë në mes nga babëzia dhe korrupsioni i kryebashkiakut Erjon Veliaj. Nuk bëhet drejtësi për Arditin e ndjerë, kur Veliaj drekon me prokurorin e çështjes.
Drejtësia për Arditin është gjithashtu detyrim ndaj çdo të riu shqiptar që sot punon për t’u arsimuar.
Falenderoj familjen Gjoklaj që më pritën në shtëpinë e tyre! Sa të kem frymë, do të kërkoj drejtësi për Arditin.