Rrëfehet Pike!

Gerard Pike pa kompromis. Mbrojtësi i Barcelonës foli rreth vendimit për t’u larguar nga përfaqësuesja e Spanjës. Një zgjedhje e bërë publike menjëherë pas fitores së “La Roja”-s në “Loro Boriçi” përballë Shqipërisë. Akuza se kishte prerë mëngët e fanellës në Shkodër për të hequr simbolet e vendit, edhe pse u hodhën poshtë nga federata, ishte e fundit e një serie të gjatë polemikash rreth mbrojtësit katalan. “Nuk e ndryshoj vendimin për t’u larguar nga përfaqësuesja spanjolle. Kam lexuar se do të ndikohesha nga Twitter, nga gazetat apo nga marioneta e Florentino Perez, drejtori i faqes ‘Ok Diario’, Eduardo Inda. Por, kjo nuk do të ndodhë”, u shpreh Pike.
Pike sqaroi zgjedhjen për t’u larguar nga ish-kampionët e botës dhe Europës, menjëherë pas Botërorit Rusi 2018. “Nuk kisha ndërmend ta komunikoja zgjedhjen time në atë moment, por u krijua një situatë e tillë që preferova ta thoja menjëherë. Askush nuk më largoi, ishte një vendim të cilin e mora vetë. Mendoj se pas 10 vjetësh është koha e duhur për t’u larguar. Do të jem në dispozicion të trajnerit, që nëse kualifikohemi dhe do ta vlerësojë të drejtë, të më grumbullojë. Pas Kupës së Botës nuk do të luaj më në kombëtare. Është koha për të parë përpara dhe t’i liroj vendin brezave të rinj”, tha Pike.
Mbrojtësi i Barcelonës zbuloi edhe një prapaskenë, me vendimin që kishte kohë që qarkullonte në kokën e tij. “Pas Botërorit 2014 mendova seriozisht të tërhiqesha nga futbolli, të largohesha nga Barcelona dhe nga përfaqësuesja. Nuk kisha më stimuj për të vazhduar dhe këtë ia kisha komunikuar trajnerit Del Bosque. Më pas erdhi Luis Enrique që më bindi. Më bëri të ndihesha komod dhe tashmë jam më i kompletuar se asnjëherë. Objektivi im është të luaj sa më shumë vite në këtë nivel”, përfundoi Pike.
“Në Shqipëri gjërat precipituan dhe unë u nxeha shumë, por është një vendim që e kam menduar mirë. Atëherë do të jem 31 vjeç dhe besoj se kjo është zgjidhja më e mirë. Pas Kupës së Botës, nëse kualifikohemi, është më mirë që të rinjtë ta marrin vendin që kam mbajtur unë”, tha ai.
Më tej, qendërmbrojtësi katalanas zbuloi se e kishte menduar tërheqjen nga Barcelona dhe Spanja qysh pas Botërorit 2014. “Mendova të largohem nga Barcelona dhe skuadra përfaqësuese. Pas Kupës së Botës 2014 fola me Visente del Bosquen dhe Hoze Maria Klaramuntin dhe u thashë se nuk doja të vazhdoja, ndoshta ngaqë kisha fituar gjithçka në moshë të re. Por ata më bindën të vazhdoja. Më pas, me ardhjen e Luis Enrikes, gjërat ndryshuan dhe u ndjeva më mirë te Barcelona dhe në kombëtare. Tani jam i lumtur me karrierën time dhe ndjehem më mirë se kurrë”, theksoi Pike.

Artikulli paraprakTë gjithë e duan Thiago Silvan
Artikulli tjetërMarcello Lippi rikthehet në Kinë