1. Rritja ekonomike prej të paktën 5.5% cdo vit, e shoqëruar me uljen e evazionit fiskal si pasojë e mirëadministrimit, përmirësimin e ndjeshëm të klimës së të bërit biznes dhe hapja e vendeve të reja të punës, do të kompensojë tërësisht të ardhurat e munguara në arkën e shtetit si pasojë e uljes në 18% të sigurimeve shoqërore.
2. Me uljen në 18% e sigurimeve shoqërore, sipërmarrësi do të ketë më shumë para në llogarinë e tij për të investuar e zgjeruar biznesin e tij, me kushte më të mira pune e paga më të larta për punonjësit.
3. Me taksën e sheshtë 9%, të gjithe do të fitojnë, si të punësuarit & profesionistët, si biznesi, ashtu edhe arka e shtetit.
4. Gjithashtu, cdo biznes i vogël me xhiro vjetore deri në 140 mijë dollarë në vit, sdo paguajë as TVSH, as Tatim Fitim dhe totali i taksave dhe tarifave vendore do të ketë një tavan prej 0.5% të xhiros. 100 mijë bizneset e vogla familjare do kenë mundësinë të dalin nga gjendja e veshtirë financiare që gjenden sot, duke rritur veten e tyre dhe duke dhënë kontribut të qënësishem në ringritjen ekonomike të vendit tonë.
Shteti nuk falimenton nga këto politika, përkundrazi fuqizohet.
Ajo që e dëmton ekonominë dhe arkën e shtetit janë mungesa e konkurencës së lirë e të ndershme, shpërdorimi i parasë publike për lukse zyrash, tendera pa gare dhe PPP.
Shqipëria fiton me programin ekonomik të PD-së.