Mashtrimet e Edi Ramës me shëndetësinë, Grida Duma publikon ideon: Si u dhjetëfishuan të dhënat!

Sa më shumë afrohet data e zgjedhjeve, aq më shumë i shton Edi Rama gënjeshtrat. Premtimet i ka mashtrime të trasha, njësoj si grafiku që nxori sot, ku 3%-shin e bëri 14%. Këta dinë mirë vetem 20%-shin që marrin nga lejet e ndërtimit, nga koncesionet dhe tenderat.

Nuk ka rëndësi nëse je demokrat, socialist, me apo pa parti, të gjithë e kanë vuajtur në lëkurë degradimin e sistemit shëndetësor këto 8 vjet. Shumica e qytetarëve e gjejnë zgjidhjen tek privati, sepse spitalet publike janë lënë në gjendje të mjeruar, ku Tiret rrjepin të gjallët dhe të vdekurit.

Edi Rama është pa plan. Ai ka dështuar në 8 vjet dhe nuk ka asnjë mundësi të bëjë mrekulli për 2 muaj. Plani ynë për shëndetësinë u jep qytetarëve atë që u ka munguar gjithë këto vite: me kartën e pacientit, kujdesi shëndetësor do të jetë i plotë njësoj, si në spitalet publike dhe private.

Artikulli paraprakSpahia: Tirja është pasqyra e Edi Ramës, vetë qeveria po nxit përhapjen e rrezikshme të Covid-19
Artikulli tjetërMisioni i pamundur i Ramës për të mashtruar sërish durrsakët