Ilir ALLKJA
mjek
Komiteti teknik i ekspertëve, i cili duket që është tërësisht në varësi të kryeministrit, miratoi zgjatje të orës policore në vend të masave të zgjuara.
Edukimi shëndetësor, pajisja me maska efektive të shtresave në nevojë është njëra nga masat e zgjuara. Çdo ditë shoh njerëz që mbajnë maska të ndotuara, dhe i vendosin në fytyrë vetëm për të mos marrë gjobë, e jo për tu ruajtur nga infektimi, sepse skanë mundësi të blejnë të reja.
Maskat në përgjithësi janë njëpërdorimëshe , por edhe nëse jo, ato kontaminohen, lehtë, duhen ndërruar sa herë ndërrojmë ambjente të populluara.
Disiplinimi i bareve dhe restoranteve për numrin e klientëve, distancën, ventilimin , higjenën, është gjithashtu masë e zgjuar.
Kufizimi i pasagjerëve në linjat urbane e interurbane, mundësisht pajisja me maskë të re në hyrje, brenda çmimit të biletës, rimbursuar nga bashkia.
Dhe kryesorja, rritemi testimet, testoni popullatën për covid-19, mjaft më me arsyetime idiote, se gjoja nuk duhen, se edhe ata vende që testojnë kanë infektime.
E drejta informacionit për të ditur nëse je i infektuar apo jo është thelbësore! Dihet që ata që janë të infektuar, nga meraku i përhapjes, nuk do të vizitojnë prinderit, familjarët, miqtë, etj.
Zotërinj komitetas, nuk ka nevojë të merrni këshillat e të gjatit, merrni përvojën e mbarë botës.
Jemi vendi i vetëm në planet, ku “ekspertët” i mëson kryeministri!