Policia ka mësyrë sot në Gjykatën e Krujës ku ka bërë disa arrestime. Sipas burimeve, gjyqtarja Enkeleda Hoxha, avokati Aldo Tabaku dhe kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Ela Mallkuçi, si dhe kancelari janë arrestuar mëngjesin e sotëm pas një urdhëri të lëshuar nga SPAK.
Lajmi është bërë i ditur nga burime policore. Deri më tani mësohet se janë shoqëruar mbi 10 persona.
Operacioni është në vazhdim e sipër, ndërsa nuk ka shumë informacione në lidhje me të.
Deri më tani mësohet se arrestimet janë bërë për akuzën e korrupsionit.