Policia e shtrin përtokë dhe godet të riun pranë shtëpisë, Këlliçi publikon pamjet: Të rrahin, të heqin edhe bukën e gojës!

Kryetari i Forumit rinor të PD, Belind Këlliçi ka publikuar në Facbook një video ku tregohet dhuna e pashpjgueshme e policisë ndaj një të riu që po kthej nga puna për në shtëpi.

Postimi i plotë 

Ndalni dhunën!

Festim Peza po kthehej në shtëpi pas një dite pune të lodhshme. Ora shënon 22:10. Patrulla e ndalon përpara shtëpisë, e shtrin përtokë, e godet, në fund i heqin dhe patentën për 3 vjet.

Të rrahin, të heqin edhe bukën e gojës! E gjitha kjo për 10 minuta vonesë ndaj orës policore të përcaktuar nga Edi Rama me një akt-normativ.

I bëj thirrje autoriteteve, të procedojnë konform ligjit dhe rregullores, efektivin në video.
Ndalni dhunën!

Artikulli paraprakBasha me përfaqësues të agjencive turistike në Durrës: Plani ynë, tejkalimi i krizës së thellë ku është zhytur turizmi
Artikulli tjetërBasha me operatorët turistikë: Taksa e sheshtë 9%, heqje e taksës Rama mbi karburantet 240 lekë/litër, ulje e çmimit të energjisë