Video/ Shkodra nën ujë, pas Obotit vërshimi i ujërave bllokon edhe Dajçin

Situata e rëndë në Shkodër ka hyr në ditën e 38. Vërshimi i ujërave të lumenjve dhe liqenit në zonën e Shkodrës, Ka krijuar probleme të mëdha jo vetëm në Obot por edhe në Dajç. Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arriti në 2 metra dhe nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është shumë e madhe.

Bashkia njofton se mëngjesin e sotëm,  hidrometri shënon 6.80 cm nivel uji. 1900 ha tokë bujqësore janë nën ujë në fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

Rrugët janë bllokuar në Darragjat, Shirq dhe tek Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë. Nëntë shtëpi janë përmbytura, 131 oborre në Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.

Është bërë e pamundur lëvizja me makina në lagjen Mazija- Suka Dajç. Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet. Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë. Rruga kryesore Dajç është vështirësuar jashtëzakonist lëvizja me vetura, në drejtimin Dajç rruga nacione Shkodër- Velipojë.

Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore. Makina e Ushtrisë është në gatishmëri nga 7:45- 16:00 tek Dispeçeria në Mushan. SPZ e zones është në gatishmëri, qendrat shendetësore po ashtu. Energji elektrike ka por me ndërprerje të hërëpashershme.

Bërdicë

Në Bërdicë vazhdon të jetë e njëjtë si një ditë më parë: 1200 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush- Berdicë e Madhe, Berdicë e Mesme, Berdicë e Sipërme.

Janë rreth 50 shtëpi banimi të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush). Janë 5 shtëpi në fshatin Berdicë e Mesme dhe Berdicë e Madhe.

Prezencë uji ka në lagjen Maksuti, Qokthi, Tula, Xhurreta dhe tek rruga e Bostanishtes, e pakalueshme me vetura.

Artikulli paraprakSipërmarrësit në takimin me Bashën: Programi i PD për ekonominë është shumë pozitiv. Ne kërkojmë që shteti të na lërë të punojmë
Artikulli tjetërBasha: Biznesi ka parë këto 8 vite shtetin t’i hidhet në fyt! Në 25 prill, Shqipëria dhe prodhuesit shqiptarë meritojnë të fitojnë