Këlliçi në zonën “Rruga e Qelqit” në Kombinat: Banorët s’mund të trajtohet si ghetto! Ky realitet duhet ndryshuar!

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi është takuar me banorët e “Rrugës së Qelqit” në zonën e Kombinatit. Këlliçi shkruan në një postim në Facebook se, shumë biznese kanë falimentuar nga taksat e larta, pandemia dhe dëmet e tërmetit janë bërë bashkë. Ndërsa banorët e kësaj zone e kanë vënë theksin tek varfëria e skajshme dhe papunësia e lartë.

Postimi i plotë

U takova me banorët e Rrugës së Qelqit. Disa javë më parë, bashkë me të rinjtë e FRPD, ndërmorrëm një aksion pastrimi në këtë zonë, pikërisht në rr. “Jorgo Panajoti”, ku mbeturinat digjen pranë banesave dhe ku tufat e deleve ushqehen me plastikë e plehra.

Ndonëse afër landifillit të Sharrës, këtu plehrat në rrugë janë kapicë. Kjo zonë është tejmase e varfër, pa rrugë e me shkëputje të shpeshta të energjisë elektrike. Shumë biznese kanë falimentuar. Taksat e larta, pandemia dhe dëmet e termetit janë bërë bashkë.

Rreth 70 familje janë me shtëpi të padokumentura.

Banorët e zonës e vënë theksin te varfëria e skajshme dhe papunësia e lartë. Problemet këtu janë të dukshme. Shteti nuk mund të fshihet ende pas gishtit. Duhet vepruar menjëherë!

E gjithë zona në Rrugën e Qelqit s’mund të trajtohet si ghetto! Ky realitet duhet ndryshuar e kohë për të humbur nuk ka. Problemet zgjidhen kur pranohen e jo kur mbulohen me propagandë. 6 vjet në krye të bashkisë, Veliaj flet për të shkuarën, ndërsa banorët jetojnë në të tashmen, në vitin 2021. Ata duan ndryshim dhe ndryshimi do të vijë!

Artikulli paraprakBerisha: Edvin Urrejtja refuzon të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Shkodër!
Artikulli tjetërPër të bërë testin në shtet duhet të presësh disa ditë, në privat duhet të paguash 80 dollarë