Denoncoi logon plagjiaturë, kërcënohet artistja nga drejtoresha artistike e TKOB

Drejtoresha artistike e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina ka kërcënuar pianisten pse denoncoi skandalin me logon e re.

Pianistja Ardita Bufaj është një nga zërat më të fortë që ka kundërshtuar ashpër logon e re të TKOB, e cila rezultoi plagjaturë pavarësisht fondit prej 18 milionë lekë të vjetra  për realizimin e saj. Por për këtë shkak ajo është kërcënuar nga drejtoresha  artistike e TKOB.

Pianistja ka reaguar me një postim në Facebook ku i kërkon drejtoreshës që të ndaloj kërcënimet ndaj njerëzve të pafajshëm dhe të mos mendoj se arroganca e saj mund të frikësojë artistët që dalin dhe thonë të vërtetën.

Postimi i plotë

Po i drejtohem per here te pare, me nje gjuhe qe nuk eshte ne edukaten dhe kulturen time, drejtoreshes artistike te TKOB-se:” Mos guxo me te kercenosh ne telefon njerez te pafajshem, dhe te zesh ne goje emrin dhe te cenosh personalitetin tim, duke menduar se me arrogancen qe ju karakterizon, do frikesoni cdo artist qe del dhe thote te verteten!!! Nuk kam pasur ndonjehere Frike, edhe kur kam qene perballe me ty, dhe jo me sot…!!! Harroje e nderuar, se me frike e terror nuk mund te behet Art, dhe aq me teper, te mbahet nje Teater Opere. Do ta mbroje teatrin me shume force dhe guxim, jo vetem per kontributin 10- vjeçar qe kam dhene me shume pune e pasion, por per gjithe kontributin e vyer te cdo artisti qe ka dhene shpirtin per ta mbajtur gjalle ate Teater!!!

www

Artikulli paraprakPër të bërë testin në shtet duhet të presësh disa ditë, në privat duhet të paguash 80 dollarë
Artikulli tjetër10 fakte për të mos votuar Partinë-shtet në pushtet!