Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në emër të Qeverisë së SHBA, ka uruar qytetarët e Serbisë për Ditën e shtetësisë dhe njëkohësisht ka përsëritur qëndrimin e Presidentit Biden për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që synon njohjen e ndërsjellë.
“Departamenti i Shtetit mirëpret përpjekjet që çojnë në krijimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që synon njohjen e ndërsjellë do të kërkojë fleksibilitet dhe një gatishmëri për kompromis nga të dy palët”, ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit në një deklaratë zyrtare në ditën e shtetësisë serbe, transmeton Telegrafi.
Siç raportojnë mediat serbe, Blinken ka përkujtuar se sivjet shënohet 140 vjetori i marrëdhënieve zyrtare diplomatike midis dy vendeve.
Kërekesa e sekretarit Brinken vjen pas letrës që Presidenti amerikan, Joseph Biden, në një letër urimi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjithashtu me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, ka kërkuar nga ai arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.
Biden në letrën e tij veçanërisht theksoi mbështetjen e SHBA-së për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e cila përqendrohet në njohjen reciproke, transmeton Telegrafi.
“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, thuhej në letrën e Biden.