I hoqi gjobën e KQZ Veliajt, Ivi Kaso: KAS humbi mundësinë për të provuar se është strukturë e garantimit të zgjedhjeve të lira

I hoqi gjobën e KQZ Veliajt, Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso: KAS humbi mundësinë për të provuar se është strukturë në funksion të garantimit të zgjedhjeve të lira

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) humbi sot mundësinë për të qenë një strukturë në funksion të garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sot me një vendimarrje të paprecedent, 3 anëtarët e KAS kanë shkelur rëndë besimin se mbi interesin e partisë në pushtet qëndron ligji dhe vetë rregullat e sanksionuara nga KQZ.

Vendimet antiligjore të 3 anëtarëve të KAS bien ndesh me standartin e OSBE për ndarjen e shtetit nga partia, duke justifikuar përdorimin e funksionit publik nga Erjon Veliaj për interesa të Partisë Socialiste.

Partia Demokratike dënon këtë akt të paligjshëm të 3 anëtarëve të KAS, që cënon rëndë standardet e barazisë së palëve në zgjedhje.

Artikulli paraprakTabaku me bizneset e vogla: Ka rënë konsumi. Nuk mbahet më!
Artikulli tjetërBasha videomesazh: Pas 8 vitesh dështimi dhe premtimesh boshe është koha që Rama të largohet!