Lot që të therin në zemër! Berisha publikon videon

Miq, lotet e pikellimit te thelle te ketyre dy vajzave per babain e tyre te dashur, inxhinierin Rifat Lalo jane nje thirrje therese ne zemer, nje kambane qe bie per çdo qytetar te ketij vendi.

I ati i tyre, inxhinieri Rifat Lalo siç del nga rrefimi prekes i tyre, vdiq ne spital covid i braktisur dhe pa sherbimin qe meritonte per ti shpetuar jeten. Ate e lane ne meshiren e virusit vdeksor per nje jave me radhe.

Deshmine e tyre rrenqethese e pershkruan edhe i vellai i viktimes, njeri nga ish drejtuesit kryesor te PD dhe ish ambasador i perkushtuar, Vili Minarolli.

Me kete rast shpreh ngushellimet e mia me te ndjera vajzave te te ndjerit Rifat Minarolli si dhe ambasadorit Vili Minarolli dhe te gjithe familjes se tyre te nderuar.

Gjithashtu duke shprehur vleresimin tim te palekundur per personelin mjeksor qe me humanizem dhe perkushtim perballet dite e nate me covid19, denoj me ashpersine me te madhe ekzistencen e difiçiteve serioze te pafalshme te njoftuar ne jo pak raste ne sherbimin ndaj te semurve ne spitalet covid.

Denoj si kriminale keqperdorimin e perseritur per qellime politike te punjonjesve te ketyre spitaleve nga Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit te interesit qe me keqmenaxhimin e pandemise, vjedhjet, mashtrimet dhe manipulimet e tyre bene qe Shqiperia te renditet e para ne bote pas Meksikes dhe Peruse per vdekshmerine e tepert gjate vitit 2020 prej 6049 qytetaresh.

Ju bej thirrje mjekeve te ketyre spitaleve te mos lejoni te keqperdoreni nga kjo bande kriminale hajdutesh qe me keq menaxhimin ekstrem, vjedhjet, mashtrimet dhe manipulimet per llogari te pushtetit dhe pasurimit te tyre kane bere qe Shqiperia te kete keto dite numrin me te larte ne bote pas Malit te Zi te rasteve ditore me covid 19.

Ne asnje rrethane mbeshtetja publike e kesaj bande per mjeket nuk duhet te dobesoj disiplinen e hekurt ne trajtimin e çdo te semuri dhe ndeshkimin e merituar te te gjitha atyre qe shkelmojne mbi jetet e atyre qe shohin me te drejte tek mjeku shpetimtaret e tyre. sb

Humbi vëllain nga Covid/ Vili Minarolli: Nuk iu dha ndihmë, ministrja idiote mashtron me propagandë

Dy motra denoncuan publikisht sot në media neglizhencën e bluzave të bardha në humbjen e jetës së babait të tyre nga Covid në spitalin Infektiv. Tashmë mësohet se i ndjeri ishte vëllai i Vili Minarollit, një nga eksponentët më të lartë të Partisë Demokratike, që ka mbuluar edhe detyrën e kryediplomatit në ambasadën shqiptare në Athinë. Në një status publik z. Minarolli ka bërë me faj autoritetet më të larta shëndetësore për gjendjen ku ndodhen sot spitalet Covid dhe trajtimi I të sëmurëve.

‘Te dashur miq, une jam xhaxhai i atyre dy vajzave qe u shprehen ne media ne oborrin e spitalit infektiv , per fatkeqesine qe u kish ndodhur me vdekjen e babait te tyre dhe vellait tim, inxh. Rifat Lalo ( Minerolli)

Ne e perjetuam rende situaten e te semurit qe e braktisen me ore te tera tek dera pa i dhene asnje ndihme dhe ju lutem duhet te mirekuptoni gjendjen e rende te vajzave, kur i jati u kerkonte ta largonin nga ai ferr i vertete. Po ashtu duhet t’i mirekuptoni per thirrjen per te mos i prure njerezit e tyre ne spitalet publike. Deshira dhe perkushtimi i personelit mjeksor te ketyre spitaleve dhe pamundesia per te kryet detyren jane dy anecte kunderta. Une e them me bindje te palekundur se ne kemi mjeke dhe personel mjeksor te pergatitur dhe te perkushtuar. Por kjo nuk mjafton per te shpetuar jeten e njerezve ne nevoje. Nuk ka mjek por edhe njeri i zakonshem qe te mos kete deshire te ndihmoje nje tjeter ne bevoje kur ka dicka per ta bere kete. Por kur s’ka, sic nfodhi ne rastin tone?

Thirrja e dy vajzave qe u kish vdekur i jati dhe asnje nuk e kish prekur me dore eshte nje thirrje per te gjithe ne. Kjo sot, neser… mund t’i ndodhe kujtdo. Ajo thirrje nuk eshte kundra nje mjeku qe per shkak te pamundesise detyrohet te genjeje, kundra nje ministre idiote ( me falni se nuk gjeta fjale tjeter) qe mashtron dhe shplan trute e njerezve me propagande te genjeshtert 24 ore , nje sherbetore e bindur e shefit te saj qe ne cdo fjale qe nxjerr nga gojabvetem genjen dhe mashtron.

Keto qe ndodhin sot ne vendin tone nje vit pas shpalljes te pandemise nuk mund te krahasohen me ato qe ndodhen para nje viti kur bota u gjend e papergatitur.

Te dashur miq, gjithesecili nga ne e sheh ku kemi arritur. Ajo qe na ndodhi ne si familje me njeriun tone te dashur cdo dite mund t’i ndodhe kujtdo.Thirrja e dy vajzave qe qanin per vdekjen e te jayit eshte per ju te tjeret, qe sot, neser… te mos e perjetoni ate qe perjetuan ato dhe mijra familje te tjera. Me mashtrime me genjeshtra dhe propagande per shplarje truri nuk shpetohen jetet tone.

Kosova na e dha shembullin , qe u ndihmuan duke u hequr boset e krimit, te korrupsionit dhe papergjegjshmerise qe u kishin zene gryken dhe nuk merrnin dot fryme.
Ju falenderoj!

Artikulli paraprakE dhimbshme kjo gjendje tek shtëpia e Naim Nexhës! Bardhi: Me 25 prill, fitojnë njerëzit, fitojnë të lënët pas dore si Naimi!
Artikulli tjetërVjedhja e Bushit me tenderin 1.9 milionë euro