Gazetari Elton Qyno aludon se në shërbimin e Kardiologjisë në QSUT ndodhet një mjek që është i afërm i prokurorit Altin Dumani, dhe kjo sipas tij mund të jetë një luftë brrylash për vendosjen e influencave.
Qyno thotë më tej se Dumani, i etiketuar dhe si prokurori ”hero” pas kërkesës për arrestimin e gjyqtares Hoxha, dhe personave të tjerë të përfshirë në korrupsion, në fakt është i njëjti me atë që kërkoi lirimin e personave të dyshuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të Jan Prengës.
“Rasti i Priftit është edhe një luftë brrylash në shërbimin kardiologjik. Unë kam informacione të sakta që pikërisht në këtë shërbim, është një doktor me emrin Dumani dhe një prokuror me të njëjtin mbiemër, që të dy janë nga zona e Dibrës.
Nuk dua të aludoj, por që më rezulton se si mjeku ashtu edhe prokurori bien kushërinj. Nuk po them që është përdorur prokurori. I njëjti prokuror që futi në burg Priftin, ka liruar 6-7 persona për zhdukjen e Jan Prengës. Ai që akuzohet për rrëmbim personi, është në detyrim paraqitje, ndërsa doktori për korrupsion në burg”, është shprehur Qyno në emisionin “politikon” të gazetarit Alfred Lela.