Elbasani ka ngelur në vendnumëro! Bardhi: Ne kemi një program për t’u kthyer të moshurave dinjitetin dhe një jetesë normale

Nga Gazment BARDHI

Elbasani ka ngelur në vendnumëro!

Sot u takova me Shpëtim dhe Ruhane Demollarin, nje çift pensionistësh me të tre fëmijët në emigracion. Ata ndihen të vetmuar. I njëjti pension prej 8 vitesh nuk u del, ndërkohë që jeta është shtrenjtuar.

Dergut Kruja dhe bashkëshortja e tij Diana, i kanë të dy djemtë në Europë. Kursimet e shumë viteve, ua mori Covidi. Edhe pse kanë punuar gjithë jetën në industri të rëndë, pensioni ka 8 vite që është po ai, ndërkohë që çmimet e tarifat janë rritur.

Ne kemi një program për t’u kthyer të moshurave dinjitetin dhe një jetesë normale, me rritjen e pensioneve 5 përqind çdo vit, sa dyfishi i inflacionit. Ata kanë sakrifikuar shumë dhe meritojnë vemendje e respekt.

Me 25 prill, ndryshimi vjen për të gjithë dhe për pensionistët.

#ShqipëriaFiton 🇦🇱✌️

Artikulli paraprakMjeku i njohur refuzon Ramën: Nuk vi në shown tënd…
Artikulli tjetërPo ndodh një katastrofë me viktimat nga virusi, mjeku: 90% e të shtruarve janë në gjendje shumë të rënduar