Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka vazhduar takimet në Pezë. Gjatë takimit, Këlliçi ka deklaruar se, kjo zonë është lënë komplet në harresë si nga qeveria edhe nga bashkia që pretendon se punon. Këlliçi tha se, këtu nuk ka asnjë ambulancë në shërbim të komunitetit.
Njoftimi i Belind Këlliçit
Në Pezë, me dy grupseksionet e Degës 15 të PD, zhvilluam një takim bashkërendues për zgjedhjet e 25 prillit.
Kanë kaluar 8 vjet dhe s’është bërë asgjë për infrastrukturën e zonës, duke nisur nga sistemi i kanalizimeve, uji i pijshëm dhe azhornimi i tokave bujqësore e certifikimi i tyre.
Shëndetësia është problem shumë i madh i kësaj zone. Spitali më i afërt është ai i Ndroqit, por ndodhet në kushte mjerane. Asnjë ambulancë në shërbim të komunitetit.
Aty ku kryebashkiaku Veliaj flet për punë, ka vetëm vjedhje. Vetëm në 2 javë, Erion Veliaj ka majmur kompaninë e inceneratorit të Sharrës me 1.5 milionë dollarë. Në kulmin e pandemisë, kur bizneset shkojnë gropë njëri-pas tjetrit, Veliaj ngop xhepat e klientelës së tij duke zbrazur xhepat e taksapaguesve.
Banorët paguajnë taksa për të marrë investime. Më 25 prill, ne do të ndalim vjedhjen e taksave dhe do të nisim menjëherë investimet e shumëpritura.