Ish-Kryeministri Berisha ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë Globale dhe Lokale. “Këto ditë jam në Bruksel i ftuar në Forumin Crans Montana, që trajton Sigurinë Globale dhe Lokale. Në forum do të paraqes rrezikun e madh që paraqet për sigurinë e vendit dhe të rajonit e më gjerë politika e kanabizimit të vendit nga Edi Rama, krijimit me këtë politikë të një Kolumbie në zemër të Europës, rrezikun për sigurinë dhe stabilitetin e vendit të lidhjeve të ngushta të gjithanshme të qeverisë me krimin, trafiqet kriminale dhe korrupsionin galopant”, shkruan Berisha në FB.
Kryesore
Continue to the category‘Sky’ dhe ‘Encrochat’ fundosën bosët e krimit, eksperti zbulon kush i...
Që të përdorësh aplikacionin ‘Sky ECC’, duhet të kesh një lloj telefoni specifik. Eksperti i sigurisë Lavdrim Lita ka zbuluar detaje të reja në...