Përparësi absolute për vaksinim duhet të kenë bluzat e bardha, Berisha: Dy pyetje për Edvinin!

Nga Sali BERISHA

Perparesi absolute per vaksinim duhet te kene bluzebardhet!

Dy pyetje per Edvinin:

cilin/cilen bluzebardhe ndeshkove me vaksinen qe i bere vetes?

Apo i permbahesh parimit vdisni ju qe te shpetoje une?

Miq, te gjitha vendet e botes se lire kane shpallur si perparesi absolute vaksinimin e bluzave te bardha. Shqiperia per vaksinimin e mjekve, infermiereve, sanitareve dhe punonjesve ndihmes ka nevoje per se paku 40000 doza vaksine nderkohe qe ka ardhur vetem 1/3 e tyre.

Mirepo Edvin Xhahili pasi solli 900 doza kontrabande eshte i pari njeri qe u vaksinua jashte çdo kriteri ligjor dhe moral dhe sikur ti kishte blere me parate e tij. Keshtu ai mori dozen e vaksines qe nuk i takonte duke denuar me semundje e mundet edhe vdekje nga covid nje mjek, infermjere apo sanitare, te cilet per shkak te profesionit dhe kushteve ne Shqiperi kane nje semundshmeri dhe vdekeshmeri 16 here me te larte se sa pjesa tjeter e popullates.

Ndaj dhe çdo doze vaksine e destinuar per bluzat e bardha qe merret nga te tjere eshte denim me smundje dhe mundet edhe vdekje e nje mjeku, infermiere apo sanitare qe kujdesen mjekojne cdo dite te semure me covid19.

Pas ketij akti çnjerezor antiligjor, antikushtetues qe revoltoi shume qytetaret ai urdheroi lepiresit e tij, Arben dhe Karlo Malavita, Ymer Çorapja dhe tualeti i Kol Balles etj te ndermarrin nje fushate dizinformuese, te paraqisnin si akt heroik vaksinimin ne kundershtim me çdo kriter te padronit te tyre.

Sipas tyre Edvini me shembullin personal rrezikoi i pari duke bere vet vaksinen nderkohe qe ne radhe para tij ishin rreth 20000 mije presonel mjeksor dhe te gjithe shqiptaret mbi moshen e tij.

Ketu madje lepiresit vrapuan si mashtrues dhe spekullante te sjellin edhe ndonje shembull nga bota paçka se krahasonin te pakrahasueshmet mbasi ne ato vende ku ishin vaksinuar edhe zyrtaret me te larte nuk kishe mungese vaksinash as per mjeket dhe as per popullaten.

Miq, e verteta eshte se ne asnje vend te botes qe do merrte 900 vaksina dore te pare nuk mund te imagjinohet qe kryeministri i vendit do ti lejonte kurre vetes te merrte vet njeren prej tyre duke ia dorezuar semundjes dhe mundet edhe vdekjes nga covidi nje anetar te bluzave te bardha, te cilat ne Shqiperi kane nje vdekshmeri 9 here me te larte se sa ne Itali.

Ju rikujtoj ketu se Edvin Kristaq Rama nga fillimi i pandemise drri sot me gjithe vdekjen nga covid te dhjetra e dhjetra mjekve midis tyre edhe nder me te shquarit nuk ka shqiptuar qofte dhe ne nje rast te vetem nje fjale ngushellimi per vdekjen e tyre.

Kjo nuk ndodh kurre ne vendet e lira qe mund te marrin si sasi te pare 900 apo 9000 mije vaksina, sepse ne kodin moral dhe ligjor te tyre qytetaret jane te barabarte para ligjit.

Pikerisht per kete arsye kancelarja Angjela Merkel me gjithe skepticizmin e gjermanve ndaj vaksines nuk rendi te bente e para vaksinen me pretekstin per te bindur qytetaret e vet me shembullin personal qe te bejne vaksinen dhe te mos e kene frike ate. Kancelarja ndonese vendi i saj mori si fillim 1 milione doza vaksine zgjodhi barazine para ligjit dhe jo ti merrte vaksinen dikujt qe ne kodin moral por edhe ligjor per shkallen e rrezikshmerise i takonte para asaj qe sot eshte dhe gruaja me e fuqishme e tokes.

Ndaj dhe ajo i deklaroi gazetarve se do te vaksinohej por kur ti vinte rradha sipas grupmoshes qe ajo i perket.

Po keshtu presidenti i Argjentines Frenandes shkarkoi ministren e shendetsise se ajo u vaksinua me nje vaksine te sjelle nga nje kompani private por qe sipas kriterit ligjor ajo shkeli barazine para ligjit dhe mori vaksinen qe i takonte ta bente dikush tjeter.

Ne France, vendi i cili mori si fillim 1 milione doza ka shperthyer nje polemike e gjere rreth vaksinimt ne janar me urdher mjeksor dhe per arsye mjeksore te ish presidenti Nikola Sarkozi ne moshen 66 vjeçare. Kjo sepse kriteri moshor i vaksinimit ishte mosha mbi 75 vjeç.

Miq, Edvin Kristaq Rama pasi u vaksinua vet jashte çdo kriteri dhe duke perdorur vaksinen sikur ta kishte blere me parate e tij apo trashegimi nga gjyshi apo i ati beri listat e atyre qe duheshin vaksinuar dhe perdori tre kater artiste te shquar per te mbuluar vaksinim anti ligjor te listes sekrete te dhjetra e qindra qenieve sipas tij superiore per lidhjet e tyre me diktaturen, rregjimin e etreve te tij mizor apo siç flitet familjar dhe krushqi te narkoqeveritarve dhe narkozyrtarve.

Denoj me ashpersine me te madhe abuzimin personal çnjerezor me procesin jetik te vaksinimtit si deshmi tjeter flagrante e keqmenaxhimit te pandemise dhe kerkoj qe perparesi absolute te kene bluzat e bardha me radhe sipas shkalles se ekspozimit te tyre ndaj rrezikut te infektimit me covid19%.

Pas tyre ne kushtet e sasive tejet te kufizuara te vaksines perparsi duhet te jene femijet dhe te rinjte e semure si dhe te semuret me shkalle te larte rreziku nga infektimi me covid si dhe kolektivat ne shtepite e te moshurave. Vetem pas sigurimit te sasive te mjaftueshme vaksinimi duhet te behet bazuar ne grupmosha duke filluar nga ato me te shtyrat. sb

Artikulli paraprakZhvatja e pacientëve në spitalet Covid, lirohen nga burgu dy shoqet e Tires
Artikulli tjetërFlamur Hoxha: Populli po e shikon vetë se ku po shkon me këtë qeveri! Ka vajtur ku s’mban më!