Shoferi personal i Drejtorit të Urgjencës vaksinohet si personalitet, aktivisti publikon foton

Shoferi personal i Drejtorit të Urgjencës, Skënder Brataj, është vaksinuar ditën e sotme në ambientet e Air Albania Stadium.

Aktivisti Genc Sejko ka denoncuar këtë fakt, duke bërë ironi me iniciativën e qeverisë për vaksinimin e personaliteteve.

“Vazhdon vaksinimi i personaliteteve. Merr dozën e parë shoferi i drejtorit të urgjencës,” shkruan Sejko, i cili shpërndan foton e Mariglen Plesatit, shpërndarë në rrjetet sociale pasi mori dozën e vaksinës.

153271832 102

Artikulli paraprakKompania që ka paguar 300 milionë euro dëme në 22 vjet
Artikulli tjetërIkja e dhimbshme e Tit Hysenit