Një 66-vjeçar u ekzekutua me silenciator në qendër të Tiranës, mëngjesin e sotëm. Burimet e policisë bënë të ditur se, 66-vjeçari Behar (Sofia) Seferi njihet si biznesmen dhe më herët, ka pasur në pronësi dia bar-kafe pranë stadiumit “Donamo” në kryeqytet, të cilave u është vendosur lëndë eksplozive. Sofia (Seferi) u qëllua në zonën e njohur si Piramida në Tiranë, vetëm pak metra larg godinës së Kryeministrisë. Viktima nga raportimet mësohet se njihej edhe me emrin Fatmir.
66-vjeçari ka marrë dy plumba, ndërsa humbi jetën në spital, ku raportohet se mbërriti në gjendje të rëndë. Me origjinë nga Berati, viktima kishte vite që ishte zhvendosur në Tiranë, ndërsa ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe policinë.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta ndërsa dyshohet se për ekzekutimin e tij është përdorur armë zjarri me silenciator.
Policia në njotimin e saj zyrtar bëri të ditur se më datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B.S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi rMëngjesin e kësaj të enjte një ekzekutim mafioz ka ndodhur në mes të Tiranës”, tha policia.
Nga raportimet mësohet se viktima e sotme është arrestuar disa vite më parë së bashku me Abdulselam Turgut për trafikun e dhjetëra kilogramëve drogë nga Turqia në Shqipëri. Gjithashtu raportohet se bizneseve të tij pranë stadiumit Dinamo në Tiranë i janë vendosur shpesh tritol, por këto ngjarja janë trajtuar si paralajmërime që i bëheshin viktimës së sotme.