Nga Tritan SHEHU
E mblodhi Rama sot Komitetin ne kushtet e nje situate tragjike epidemiologjike e shendetesore, por nuk u tha asgje…
Shqiperia ka numrin me te larte ne Europe per 1 milion banore te rasteve te reja te infeksionit ne dite, me keto pak testime pa metodike qe realizohen.
Pozitiviteti i testimeve ka kapur “qiejte”!
Po keshtu tejet te larta ka dhe humbjet e jeteve ne dite.
Per “vdekjet shtese” jemi ne treshen me te zeze boterore.
Ndersa sot Komiteti i Qeverise deklaron qe gjendja eshte nen kontroll, kur realisht eshte terresisht jashte cdo kontrolli, ne renie te lire.
Dikush parashikon qe “marsi do jete me i mire”!!!
Si mund te jete i tille kur nuk po merret asnje mase efikase, inteligjente, profesionale!
Vetem demagogji, mungese profesionalizmi e pa pergjegjeshmeri ka:
1.Asnje rritje te ndjeshme te testimeve PCR (molekulare), kur duhej te kishin kaluar 10 mije ne dite si metodike.
2.Vazhdon te mos lejohet liberalizimi i testeve te shpejta, absurde kjo.
3.Vazhdon amullia e spitaleve periferike ku pacientet shtrohen vetem ilegalisht.
4.Ndersa spitalet Covid ne Tirane jane te mbi ngarkuara si “magazina patatesh”.
5.E njejta dukuri eshte edhe per vendet e reanimacionit, per te cilat edhe numrat e deklaruara jane shume me teper se kapacitetet reale te atyre.
6.Mjeku i familjes eshte akoma i pa mbrojtur e pacientet jane ne rremuje ne shtepite e tyre spital edhe pa rimbursim te shpenzimeve.
7.Ndersa per vaksinimin vazhdojme me “pikatore” e me “14 muajt” pa date fillimi, ne bisht te Europes; keshtu per te shkuar te 5,5 milion dozat e nevojeshme per 2,4 milion banore duhet nje dekade.
Megjithese 25 Prilli po afron, perseri kjo gjendje tejet e rende e me perspektive te zymte kerkon masa e veprime adeguate te urgjences ekstreme.