Albeu.com ka verifikuar shtatë prej tenderëeve më të mëdhenj që ka organizuar KQZ-ja gjatë dy javëve të fundit, me vlerë rreth 500 milion lekë, të cilat janë fituar me 97 deri në 100% të vlerës
Tenderi nr.1 Sistem i integruar i menaxhimit te informacionit zgjedhor (IEMIS).
Kompania fituese në këtë tender me vlerë limit 13,280,000.00 Lekë është shpallur duke ofruar 13,120,000 lekë ose gati 99 për qind të fondit
limit. Praktikisht këtu nuk ka patur garë dhe Celibashi e ka bekuar këtë tender.
Tenderi nr.2: Prodhim procesverbale me leter kimike dhe zarfa sigurie. Nr Reference: REF-84147-01-16-2021
Kompania fituese është shpallur si e tillë në këtë tender pasi ofroi 20,199,150.00 Lekë për të kryer punën ndërkohë që fondi limit i përcaktuar nga KQZ-ja e drejtuar prej Celibashit ishte 20,257,582.00 Lekë.
Nga një përllogaritje e thjeshtë del se kompania është shpallur fituese duke ofruar të bëjë punën me 99.7 për qind të fondit limit.
Edhe këtu nuk ka patur garë, por Celibashi e ka bekuar sërish tenderin.
Tenderi nr.3: Blerje vula (kode) sigurie, me numër reference REF-84302-01-19-2021
Kompania u shpall fituese e këtij tenderi me fond limit 17,472,500.00 Lekë duke u treguar e gatshme për të kryer punën kundrejt 17,372,485.00 lekëve.
Praktikisht, referuar të dhënave zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike, Celibashi e ka bekuar këtë tender edhe pse kompania ka ofruar të bëjë punën me 99.4 për qind të fondit limit.
Edhe në këtë tender duket qartë që nuk ka patur garë.
KQZ është duke kryer mjaft tenderë të ngjashëm me shifra të frikshme dhe që duket qartë se janë futur duart në xhepat e shqiptarëve.
Albeu.com shpjegoi tre prej tyre, ndërkohë që në galerinë e mësipërme mund të shihni edhe disa raste të tjera skandaloze. Të tjera do të publikohen në vijim deri sa t’i vihet fre babëzisë me fondet publike.
Ndërkombëtarët mbështeten mjaft ngritjen e institucioneve të reja si KQZ, por institucionet i bëjnë njerëzit dhe këta njerëz nuk mund të heqin dorë nga huqet e mëparshme. E tregojnë tenderë vetë….