Bujar Leskaj, takime që ngjallin besim dhe optimizëm për ndryshimin!

(Përmbledhje e takimeve të muajit shkurt)

“Politika është veprimtaria dhe përkushtimi ndaj popullit dhe politika ka për detyrim t’u japë zgjidhje problemeve të shoqërisë dhe popullit, me përgjegjshmëri dhe seriozitet. Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë.

Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë.”

Ky ka qenë lejtmotivi i takimeve të Drejtuesit Politik të Qarkut z. Bujar Leskaj në takimet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe.

Brenda muajit shkurt, z. Bujar Leskaj ka arritur të mobilizojë e të rigjallërojë strukturat e degëve të Partisë Demokratike dhe të zhvillojë takime të shumta me anëtarët, simpatizantët dhe banorët e të gjitha lagjeve të qytetit të Vlorës, fshatrave të Vlorës, Sarandës e Delvinës.

Takimet në shifra janë impresionuese; 23 takime me të rinj të FRPD dhe votues për herë të parë, 12 takime me zonja anëtare të LDG, 16 takime me strukturat e PD,  7 takime me bordet pranë Shtabit Qendror të Qarkut Vlorë, 9 takime në fshatra me struktura të partisë dhe banorë. Në rast se do të flitej me shifra, zoti Leskaj ka takuar 80-100 vetë në aktivitetet e organizuara, duke respektuar masat anti- Covid.

Gjatë kësaj periudhe, zoti Leskaj ka konceptuar, ndërtuar dhe zhvilluar një fushatë moderne, duke alternuar takimet me anëtarët e seksioneve të PD, takimet kokë më kokë me njerëzit, takime me bordet e ngritura pranë Shtabit Qendror të PD, por edhe zhvillimin e shumë aktiviteteve politike e sociale.

Vlen të përmendet takimi me drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike ndër vite, takim në të cilin u gërshetua përvoja e funksionarëve të lartë të PD Vlorë në tre periudha, por edhe tre breza të drejtuesve të partisë dhe të fushatave në vitet 1991, 1992; 1996; 2005 dhe drejtues të PD dega Vlorë pas vitit 2015!

Ai ka shprehur mirënjohjen dhe përuljen me respekt për themeluesit dhe drejtuesit e Partisë Demokratike, punën dhe kontributin e tyre!

Gjatë kësaj kohe, duke u vazhduar tradita e muajit janar, është zhvilluar edhe një konferencë për shtyp për denoncimin e të gjitha padrejtësive, abuzimeve me Vlorën dhe Sheshin e Flamurit, Lotin 4 në Selenicë, etj.

Po ashtu denoncime ka pasur për përmbytjet në lagjet e Vlorës, Nartës, etj

Po ashtu si Drejtues Politik i Qarkut të Vlorës zoti Bujar Leskaj ka përcjellë mesazhe për gjendjen aktuale, infrastrukturën, problemet e shqetësimet e shumta të qytetit si edhe mesathe me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, përvjetorit të 30 të rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha në 20 shkurt 1001, etj.

Zoti Leskaj gjatë muajit shkurt ka zhvilluar shumë takime me të rinjtë e FRPD në Vlorë, Sarandë, Borsh, Delvinë e Ksamil, me të rinj të GRUD si edhe me të rinj votues për herë të parë. Pozitiv ka qenë fakti se zoti Leskaj ka riorganizuar në kohë rekord  dhe ka marrë pjesë në krijimin e degës së FRPD në Selenicë, etj.

Në takimet me të rinjtë zoti Leskaj është ndalur tek fenomeni shqetësues i hemoragjisë së të rinjve dhe largimit masiv i tyre nga Shqipëria, si pasojë e qeverisjes së Rilindjes. Ai ka përcjellë mesazhet se Partia Demokratike  beson, investon tek rinia dhe do të punojë seriozisht në qeveri për rikthimin e shpresës, të ardhmen, arsimimin dhe punësimin e rinisë shqiptare. “Rinia është njëra nga shtyllat ku do të mbështetet PD në fitoren dhe në vendimmarrjen e nesërme!”- ka qenë mesazhi i tij. Po ashtu takimet e organizuara me zonjat demokrate kanë qenë  të shpeshta, duke përcjellë mesazhin e fitores dhe të qeverisjes ndryshe nga 26 Prilli.

Gjatë muajit shkurt, zoti Leskaj arriti të kryente takime të shumta në të gjitha lagjet e Vlorës, por edhe në shumë fshatra të Selenicës, Lumit të Vlorës, Himarës, në fshatra të Sarandës e Delvinës.

Veçanërisht produktive kanë qenë takimet në Romës, Treblovë, Trevllazër, Drashovicë e fshatra të tjera të Lumit të Vlorës, ku ai është njohur me problemet e shumta që kanë banorët dhe ka diskutuar me ta për programin në bujqësi të PD dhe si përfitojnë drejtpërdrejt nga implementimi i këtij programi banorët e fshatrave të Vlorës.

Ka zhvilluar takime në lagjet “Isa Boletini”, “28 Nëntori”, “Rilindja”, “Kushtrimi”, “Lef Sallata”, “24 Maji”, “Osman Haxhiu”, “10 Korriku” dhe “1 Maji”!

Në takimet me anëtarët, simpatizantët e PD dhe banorët e këtyre lagjeve, zoti Leskaj i ka sqaruar për pikat kryesore të programit të Partisë Demokratike prezantuar nga kryetari Basha dhe ekipi i tij, si dhe është njohur me problematikat specifike të secilës prej lagjeve, duke premtuar që me ardhjen në pushtet të PD do të ketë zgjidhje konkrete. “Për të parën herë në historinë e Shqipërisë Partia Demokratike ka sjellë plane serioze që do të ndryshojnë ekonominë tonë dhe do të ndihmojnë shqiptarët. Nuk ka më premtime boshe të Ramës, që për 8 vjet shkatërroi ekonominë, rriti papunësinë dhe kostot e jetesës, varfëroi shqiptarët.”- ka qenë mesazhi i tij.

Ai u ka sqaruar pjesëmarrësve se pse janë të mirëstudiuara dhe të zbatueshme në realitet të gjitha pikat e programit të PD për shëndetësinë, ekonnominë, arsimin, bujqësinë, dhe çfarë ndikimi pozitiv do të ketë zbatimi i këtij programi në jetën dhe ekonominë e shqiptarëve.

Takimet me banorët, të rinjtë e zonjat demokrate, zoti Leskaj dhe drejtuesit e PD të qarkut Vlorë i kanë bërë duke respektuar masat anti- Covid.

Të gjitha kanë qenë nga ato takime që gjenerojnë ide, forcë, besim dhe optimizëm për ndryshimin!

Puna e tij do të vazhdojë e strukturuar, metodike, në takime kokë më kokë, por edhe të zgjeruara në ditët që vijnë.

Ardi Stefa
Drejtues i Medias dhe Komunikimit, Shtabi Qendror PD- Vlorë

1 108

4 25

3 58

Artikulli paraprakBujqësia pa mbështetje, Tritan Shehu në Memaliaj: PD, financim direkt për prodhimin vendas
Artikulli tjetërBasha: Për 4 vite si kryeministër do të garantoj stabilitet për investimet në Energjinë e Rinovueshme