Basha: Për 4 vite si kryeministër do të garantoj stabilitet për investimet në Energjinë e Rinovueshme

Nga Lulzim BASHA

Diskutuam sot me përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme programin e Partisë Demokratike për energjinë. 8 vitet e fundit Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën edhe në sektorin e energjisë.

Të gjithë investitorët ishin njëzëri të shqetësuar për rrënimin e klimës së investimeve, ndryshimin e rregullave të lojës, korrupsionin dhe favorizimin e monopoleve. Investimet e huaja në këtë sektor kanë ndalur me ardhjen në pushtet të Edi Ramës.

Kërkesat e prodhuesve të energjisë ishin të qarta: Shqipëria ka nevojë për klimë favorizuese ndaj prodhimit të energjisë në vend, për liberalizim të tregut dhe për bursën e energjisë. I garantova se për 4 vite si kryeministër do të garantoj stabilitet dhe parashikueshmëri për investimet e tyre.

Ndava me sipërmarrësit detaje të planit tonë për energjinë. Ata e vlerësuan këtë plan si një nevojë urgjente për të ringjallur tregun e energjisë dhe për të zbutur kostot për prodhuesit dhe për konsumatorët familjarë. I sigurova përfaqësuesit e Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme se pas 25 prillit, qeveria do të jetë aleate e tyre dhe jo ortake që kërkon të gllabërojë fitimet e tyre. Më 25 prill, zgjedhja për çdo shqiptar është e qartë: ndryshimi dhe rikthimi i shpresës në çdo fushë të jetës në Shqipëri me planin tonë të punës përballë mbetjes në vendnumëro me Ramën. Unë jam i bindur se më 25 prill, Rama humb dhe Shqipëria fiton!

15530902

Basha1 13

Artikulli paraprakBujar Leskaj, takime që ngjallin besim dhe optimizëm për ndryshimin!
Artikulli tjetër70 vjetori i vrasjes i 22 intelektualëve nga diktatura/ Basha: Përkujtesë se rrugën eurpiane të Shqipërisë na takon ta mbrojmë me çdo kusht