Nënkryetarja e FRESSH shpërthen ndaj Ramës: Zgjedhja e kandidatëve të PS, një farsë!

Nënkryetarja e FRESSH në Mat, Linela Markja njëherazi edhe përgjegjëse e zyrës së projekteve në bashkinë e drejtuar nga Rilindja, ka zbuluar prapaskenat e procesit të përzgjedhjes së kandidaturave për deputet në PS.

Markja, e cila ka qenë pjesë e kandidatëve të kualifikuar përmes platformës “deputeti që duam”, rrëfen se kjo platformë është vetëm propagandë, dhe se të zgjedhurit nuk kanë qenë fare pjesë e raundit nga ku dolën fituesit.

Me nota ironie, ajo e quan kryeministrin Edi Rama “shoku Edi”, pasi sipas saj, është fjalë e madhe që ta quash zotëri.

POSTIMI I PLOTË I LINELA MARKJAS:

Përshëndetje ‘i nderuar’ kryeministër, Mbase nuk më jepet mundësia t’ua them përballë por po e ndaj në rrjete sociale meqë janë të preferuarat tuaja.

Takimi i sotëm vërtetoi më së miri që platforma “Deputeti që duam” është thjesht një propagandë sepse sot kishte fitues të një raundi, kandidatë që nuk ishin aspak pjesë e atyre që dolën në raundin e kaluar.

Dhe e dyta: Lista e deputetëve të PS përbëhet nga 140 deputetë. Ndërsa ju, ju jepni mundësinë vetëm 20 kandidatëve që përbëjnë 14% të totalit. Sot e bëtë tamam veten për t’iu thënë Shoku Edi, se të jesh zotëri është fjalë e madhe për t’ju quajtur.

Dje, një ditë pasi u xhirua dhe montua tek Pallati i Kongreseve, u transmetua në Facebookun e kryeministrit Edi Rama, 10 finalistët e dalë nga procesi “kandidati që duam”, të cilët do të jenë pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit 2021, si kandidatë në listat e kandidatëve për deputetë.

Artikulli paraprakVajtimi pa zë i Shqipërisë dhe buzëqeshja zhurmëmadhe keqqeverisëse
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh te Barcelona? Arrestohet ish-presidenti Bartomeu (Foto)