Diskretim i Ramës në konferencë nga dy Komisionerët e BE, Borell dhe Varhelyi për blerjen e votave.
Blerja e votës dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nga organet e drejtësisë ka qenë në qendër të fjalës së Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe Ministrit të Jashtëm të Bashkimit Europian, Joseph Borrell.
Varhelyi u shpreh se sa i takon nivelit të korrupsionit dhe agjencive përkatëse që luftojnë atë, “Shqipëria po bën përparim të qëndrueshëm”, por kërkoi më shumë rezultate në terren.
“S’ka dyshim që tani na duhet të shohim emërimet e funksionimet e të përmbushin detyrat. Kur përmenda nevojën për të ndërtuar më tej bilancin këtë kisha parasysh, edhe rivlerësimi i gjyqtarëve e gjithcka tjetër që ka të bëjë me krimin e organizuar, trafik droge, kjo ka qenë qasja e KE, na duhet përparim në terren jo më shumë në salla të mbyllura e ne do këmbëngulim për këtë gjë”.
Lidhur me blerjen e votës në zgjedhje, ministri Borrelli tha se është inkurajuar kryeministri Rama që të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe të Komisionit të Venecias. Por kryeministri Edi Rama thumboi pyetjen e gazetares lidhur me hetimet për blerjen e votave, kur tha “është mbreslënëse të dëgjoj në gjuhën time, që asgjë nuk është hetuar, ndërkohë që ka 20 persona të ndjekur nga Prokuroria”.
Borrelli: Zgedhjet, kuptojmë që përgatitjet praktike për zgjedhjet e ardhshme janë në proces e sipër. Kemi inkurajuar kryeministrin që të ndjekë aspektet që mbulohen nga rekomandimet e OSBE-ODIHR e Venecia, sa i takon cështjes specifike të blerjes së votës, raporti i fundit i komisionit për Shqipërinë theksoi rëndësinë e një hetimi të shpejtë e transparent të akuzave për shkelje të dyshuara zgjedhore.
Po kështu, vendimi i këshillit në mars 2020, theksojnë se nisja e proceseve gjyqësore kundër atyre që akuzohen për blerje votash është një nga ato cësthje që duhet reflektuar në kuadrin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë. Ky është qëndrimi zyrtar i Këshillit dhe Komisionit.
Varhelyi: Ne po afrohemi zgjedhjeve që janë përgatitur në një mënyrë mjaft tërësore, së pari kemi pasur një marrëveshje mes partive parlamentare e atyre jashtëparlamentare për reformën zgjedhore, ky është element i ri krahasur me zgjedhjet e mëparshme. Kjo sjell garanci sa u takon parregullsive të tjera e blerjes së votës. Së dyti kjo reforme qe në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE-ODIHR ku është trajtuar si çështje madhore.
Shtresa tjetër e garancisë është pjesëmarrja e vëzhguesve në zgjedhje, janë ftuar vëzhguesit, për shkak të Covid s’është detyrë e lehtë por ne do ndihmojnmë që të vijnë e të kryejnë detyat e tyre
Me këto elemente ka garanci të majftueshme që ofrohen në sistem, ne duam që ligji të zbatohet me fuqi të plotë dhe duam të shohim që të gjitha përpjeket do bëhen nga ana e autoriteteve organizatore kundrejt çdo blerje vote.