Borati gjobaxhi!

Nga Erion DASHO

Vetëm dje, policia e Boratit gjobiti 2,923 qytetarë më 3,000 lekë, 27 me 10,000 lekë dhe 3 subjekte me 1 milion lekë. Në total afërsisht 100 mijë euro.

Për koincidencë, 100 mijë euro është shuma që i është rimbursuar deri tani të gjithë pacientëve të prekur me COVID. Atë që Borati pretendon se u jep shqiptarëve, në fakt e nxjerr me gjoba brenda një dite të vetme.

E parë nga një tjetër këndvështrim. Me 100 mijë euro gjoba në ditë ndaj qytetarëve, Borati i shton buxhetit të tij të abuzimit rreth 3 milion euro në muaj, dyfishin e asaj që shpenzon për teste në të njëjtën periudhë kohe.

Në vend që të shtojë testet, të blejë pajisje për spitalet rajonale dhe të rimbursojë shpenzimet reale të shqiptarëve që trajtohen në shtëpi, Borati e rëndon akoma edhe më tej faturën ekonomike të familjeve shqiptare.

Për në tepër duke zbatuar dy masa që nuk kanë asnjë vlerë, mbajtjen e maskave prej lecke në publik dhe ndalim-qarkullimin absurd!

Borat!
Sikur të mos mjaftojnë më shumë se 100 milionë eurot që shqiptarët paguan nga xhepi gjatë vitit 2020 për t’u trajtuar nga COVID, shteti yt vazhdon t’i rrjepë edhe më tej.

Në vend të marrjes së masave inteligjente, komiteti yt i të paaftëve vazhdon t’i mëshojë masave pa sens dhe pa asnjë efekt në kontrollin e epidemisë.

Borat!
Të jesh i sigurt se ti dhe boratët e tjerë që të mbajnë ison do të jepni llogari një ditë për jetët e humbura, shëndetin e dëmtuar dhe ekononinë e shkatërruar të shqiptarëve!

Artikulli paraprakKoncesioni i ri 100 milionë euro, PD kërkesë KQZ-së: Qeveria po shkel rregullat e zgjedhjeve, të merren masa
Artikulli tjetërBasha poston foton e marrëveshjes me LSI dhe ka një mesazh për shqiptarët