Drejtuesi politik i PD për qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Lushnjë. Alibeaj shkruan në një postim në Facebook se, pas 8 viteve dështime të Ramës, mbi 50% e popullsisë shqiptare e moshës 18 deri 40 vjeç (940 mijë njerëz) duan të largohen nga vendi.
Postimi i plotë
Rinia lushnjare!
Pas 8 viteve dështime të Ramës, mbi 50% e popullsisë shqiptare e moshës 18 deri 40 vjeç (940 mijë njerëz) duan të largohen nga vendi. Në moshat 19-27 vjeç, 74% e tyre duan të emigrojnë. 94% e studentëve shqiptarë që mbarojnë studimet jashtë nuk duan të kthehem më.
Kjo eshte drama qe po perjetojme dhimbshem si komb e si familje shqiptare!
Ka vetem nje autor, ka vetem nje fajtor, ka vetem nje deshtak: Edi Rama!
Ndaj keta te rinj te Lushnjes, jane maturuar para kohe e kane marre persiper te ndalin te keqen e te sjellin ndryshimin! Te gjithe bashke prane PD me Lulzim Bashen Kryeminister. Qe neser te rifitojme familjen, vendin Shqiperine!
Që Shqipëria të fitojë, ne duhet të largojmë Ramën.
Më 25 prill, Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.